Sulmet ruse në Ukrainë: Tre viktima dhe 14 të plagosur në Kharkiv dhe Dnipropetrovsk
Sulmet ruse në Ukrainë kanë shkaktuar dëme në ndërtesa banimi dhe kanë rënduar situatën e sigurisë në zonat e goditura.

Sulmet kanë shkaktuar dëme në ndërtesa banimi dhe kanë rënduar situatën e sigurisë në zonat e goditura. Në Kharkiv, qytetin e dytë më i madh të Ukrainës, dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas disa goditjeve me raketa. Sulmet dëmtuan një pallat shumëkatësh dhe banesa të tjera në një lagje të qytetit, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit me Rusinë.
Ndërkohë, në qytetin e Pavlohradit, në rajonin e Dnipropetrovskut, një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën nga sulmet me artileri dhe drone. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Sulmet vijnë në kuadër të vazhdimit të goditjeve ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.