Kronikë
Policia konfirmon plagosjen në Shkodër: Autori ende i paidentifikuar
Policia konfirmon se një shtetas është plagosur me armë zjarri në Shkodër dhe ende nuk është identifikuar autorët e incidentit.

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, një shtetas është plagosur me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali. Shtetas, i cili është identifikuar si T. H., është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.