Plagosja me armë zjarri në Shkodër: Policia jep detaje
Një shtetas është plagosur me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Policia ka reaguar lidhur me plagosur me armë zjarri tashmë në fshatin Shtoj në Shkodër. Ngjarja është ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri një shtetasin T.H. Ky i fundit është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T.H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.