Arrestohet në Muriqan 31-vjeçari nga Mamurrasi, akuzohet për vjedhje me dhunë në Spanjë
Një 31-vjeçar nga Mamurrasi u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkesë ndërkombëtare nga Interpoli i Madridit. Ai akuzohet për vjedhje me dhunë dhe është caktuar arresti në burg në Spanjë.

Në pikën kufitare të Muriqanit, një 31-vjeçar nga Mamurrasi u arrestua pasi ishte shpallur në kërkesë ndërkombëtare nga Interpoli i Madridit. Ai akuzohet për vjedhje me dhunë dhe është caktuar arresti në burg në Spanjë. Pas kapjes, ai iu dorëzua shërbimeve të Policisë së Lezhës, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Interpoli i Tiranës, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vazhdon procedurat për ekstradimin e tij.