Kronikë
Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë para Gjykatës në Pejë
Protestë në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi.

Këtë të martë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Gjykatës në Pejë për të protestuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Protestuesit mbartën në duar fotografi të viktimës dhe bënë thirrje për transparencë dhe seriozitet në zbardhjen e rasti. Ata kërkojnë që institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të garantojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe të japin përgjigjet e merituara përpara ligjit.