OPERACION I MADH POLICOR NË STAMBOLL, 68 URDHËR-ARRESTE; MES 37 TË NDALUARVE EDHE ZYRTARË TË LARTË BASHKIAKË
Operacioni policor i madh është zhvilluar në Bashkinë Bakirkoy të Stambollit, ku janë lëshuar urdhër-arreste për 68 persona, ndërsa 37 prej tyre janë ndaluar nga policia. Në mesin e tyre dyshohet se ndodhen pesë nënkryetarë të bashkisë dhe dy anëtarë të këshillit bashkiak.

Një operacion i madh policor është ndërmarrë mëngjesin e kësaj dite në Bashkinë Bakirkoy të Stambollit, kuadër të hetimeve për shkelje të dyshuara në tenderet publike dhe procedurat e pajisjes me licencë bashkiake. Sipas raportimeve të mediave turke, janë lëshuar urdhër-arreste për 68 persona, ndërsa deri në këto momente 37 prej tyre janë ndaluar nga policia.
Në mesin e tyre dyshohet se ndodhen pesë nënkryetarë të bashkisë dhe dy anëtarë të këshillit bashkiak, të cilët po hetohen për përfshirje të mundshme në parregullsi administrative dhe procedurë të prokurimit publik. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë dyshimet për abuzime në dhënien e tenderëve dhe licencave nga administrata vendore.
Ndërhyrja e policisë përkon me një periudhë zhvillimesh politike në Bashkinë Bakirkoy. Sipas mediave turke, gjatë ditës pritej që kryetari i bashkisë dhe disa anëtarë të këshillit bashkiak të largoheshin nga Partia Republikane Popullore (CHP), forca kryesore opozitare në Turqi, për t'u bashkuar Partisë së Re (YENİ Parti). Sipas të njëjtitave raportime, kjo forca politike është themeluar nga Özgür Özel, me mbështetjen politike të kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem İmamoğlu.
Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar që e lidh operacionin policor me levizjet e paralajmëruara politike. Hetimet e autoriteteve turke vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e çështjes dhe për të ekzekutuar urdhër-arrestet e tjera.