Aktualitet

2 protestues të lënduar vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës

1 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

2 prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore janë ende të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës.

Foto nga burimi: 2 protestues të lënduar vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës

2 prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës. Burime zyrtare bëjnë me dije se një prej të lënduarve është I shtruar në shërbimin e neurokirurgjise dhe tjetri në Ortopedi. Ata janë në gjendje të stabilizuar por ende kanë nevojë për kujdes mjekësor të specializuar. Që prej nisjes se protestës në 13 tetor, kanë pësuar lëndime të ndryshme 347 persona, prej të cilëve, 199 efektiv policie, 109 protestues, 30 kalimtarë të rastit dhe 9 përfaqësues të media, prej të cilëve 1 I huaj. Shumica e të lënduarve janë paraqitur në spitalin e traumës si pasojë goditjeve në kokë, apo frakturave në gjymtyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Shumica kanë marr mjekim në shërbimin e urgjencës, dhe janë larguar për në banesat e tyre ndërsa 32 prej të lënduarve janë shtruar në spital, disa kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale dhe 2 janë ende në spital.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.