Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë ditët e para si prindër të vogëlleshit Oz
Lotina Haziri dhe reperi Mozzik janë tani prindër të vogëlleshit Oz, i cili është lindur më 16 tetor. Ata kanë publikuar një fotografi të veçantë në Instagram, ku Mozzik shfaqet i buzëqeshur me birin e tij në krahë.

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik po shijojnë ditët e para si prindër të vogëlleshit Oz. Së fundmi, Lotina ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të veçantë të partnerit të saj me djalin e tyre të porsalindur.
Në fotografinë e publikuar në Instagram, Mozzik shfaqet i buzëqeshur, teksa mban në krahë të birin, në një moment të ngrohtë familjar. Krahas imazhit, Lotina ka zgjedhur një dedikim të shkurtër, por domethënës, duke shkruar “My forever” (Përgjithmonë i imi).
Çifti mirëpritën ardhjen në jetën e vogëlleshit Oz më 16 tetor, duke u bërë prindër bashku për herë të pare. Për Mozzik, kjo është hera e dytë që përqëndron gjezimin e atësisë, pasi reperi është gjithashtu babai i Hanës, vajzës nga marrëdhënia e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.
Fotografia e publikuar nga Lotina sjell një moment nga jeta private e çifit, teksa ata po shijojnë kapitullin e ri si familje.