Ish-ministri socialist: Protesta është test para zgjedhjeve vendore, partitë me strategji derë më derë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar protestat studentore që kanë ndikuar në vendin e Shqipërisë. Ai ka thënë se protesta shërben edhe si një provë para zgjedhjeve vendore dhe se partitë politike duhet të kenë strategji të re për të përballuar situatën.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar sot zhvillimet në vend, të ndikuar nga protesta studentore që ka hyrë sot në ditën e 15-të. Malaj tha për "A2 CNN" se protesta shërben edhe si një provë para zgjedhjeve vendore. Sipas tij, këto tubime janë shtysë për strategji të re nga partitë politike, përmes programeve dhe ekipeve të tyre.
"Por të thuash se e gjithë protesta është e iniciuar nga ata që s'e duan Shqipërinë dhe po e demton Shqipërinë, nuk ka të bëjë me fuqinë e atyre, ka të bëjë me deshtimin e vendit tënd. Kështu, disa teza që hidhen për të vrarë shpirtërisht protestuesit janë të tërësisht demagogjike dhe pa asnjë bazë logjike. Në këto aspekt, unë mendoj që protesta do vazhdojë. Uroj që të organizohen sa më pare sepse po vijnë zgjedhjet e pushtetit vendor që do të jenë një test. Duhet të kenë program politik, duhet të kenë ekip, duhet të kenë strategji derë më derë. Por, është protesta që i ka bërë krenarë shqiptarët. Shqiptarët ishin klasifikuar si komb që nuk protestonin asnjëherë. Në protestë ka ndikuar edhe arroganca e Edi Rama", tha Malaj.