Vota tregoi mungesë të plotë besimi ndaj qeverisë së Netanyahut
Gadi Eisenkot, kreu i partisë Yashar dhe rivali kryesor i Netanyahut, deklaroi se vota e qytetarëve demonstroi mungesë të plotë besimi ndaj qeverisë së Netanyahut dhe qeverisë së 7 tetorit. Ai u zotua të nisë menjëherë përpjekjet për zëvendësimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie të re.

Gadi Eisenkot, kreu i partisë Yashar dhe rivali kryesor i Netanyahut, deklaroi se vota e qytetarëve dëshmon mungesë të plotë besimi ndaj qeverisë së Netanyahut dhe qeverisë së 7 tetorit. Ai u zotua të nisë menjëherë përpjekjet për zëvendësimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie të re, duke përfshirë edhe zbatimin e rekrutimit të detyrueshëm ushtarak.
Edhe ish-kryeministri Yair Lapid e cilësoi rezultatin si një humbje të rendë për bllokun e Netanyahut, ndërsa Yair Golan, kreu i partisë së majtë Demokratët, tha se rezultatet krijojnë një mundësi për ndryshimin e qeverisë.