Scholes kërkon largimin e pronarëve te Manchester United
Paul Scholes ka kërkuar ndryshimin e pronësisë te Manchester United, duke deklaruar se është e vetmja mënyrë për të përmirësuar situatën e klubit.

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka dalë hapur kundër pronarëve të klubit, duke kërkuar ndryshimin e pronësisë si rrugën e vetme për të dalë nga kriza. Në një intervistë, ai deklaroi se pronësia duhet të ndryshojë dhe se kjo është e vetmja mënyrë për të përmirësuar situatën e klubit.
Scholes ka bërë këtë deklarim pas humbjes 3-0 ndaj Bournemouth në "Old Trafford", rezultat që ka shtuar presionin dhe pikëpyetjet mbi të ardhmen e trajnerit Michael Carrick. Pavarësisht zërave për një ndryshim të mundshëm në stol, Carrick vijon të jetë në detyrë.
Scholes ka vendosur të flasë hapur për situatën e klubit që njohu vitet e tij më të lavdishme, por ai e zhvendos përgjegjësinë te drejtuesit dhe pronarët. Ai deklaroi se ndryshimi i trajnerit mund të mos mjaftojë, nëse nuk ndryshon mënyra se si menaxhohet Manchester United. Për Scholes, zgjidhja e krizës nis nga maja e klubit.