Përplasje Sula-Hasimja për protestat: Rama ofron dialog, të rinjtë i thonë ik
Kryeinspektor Dash Sula dhe politologu Ermal Hasimja kanë shprehur këndvështrimet e tyre për protestat studentore në Shqipëri, duke u përjashtuar për reagimet e kryeministrit Edi Rama.

Kryeinspektor Dash Sula tha se protestuesit kërkojnë vetëm dorëheqjen e kryeministrit, por ky akt nuk është vetëm dialog, por imponim, pasi sipas tij, pushteti merret me votat. "Ai ofron dialog ju thoni ik. Vetëm ik ti dhe të vijmë ne. Protesta kërkon vetëm dorëheqjen, ky nuk është dialog por imponim. Vihet në dialog pa kushte ai ka ardhur me 800 mijë e ca vota. Ti e do pushtetin në tavolinë, por nuk merret. Pushteti merret me votat. Kthehu në alternativa për të mirëso kushtetuesen e kodin zgjedhor. Këta thonë Rama në burg, Berisha në burg. Këta nuk njohin asnjë institucion. Po të duash ti bësh ndryshimet nuk i bën dot. Nuk mund të vish në pushtet me dhunë. Të sulmosh institucionet nuk shkon. Unë besoj te vota. Gjithë zgjedhjet kanë qenë të lira përveç '97. Në castin që certifikohen nga faktori ndërkombëtar mori fund.", tha Sula.
Nga ana tjetër, politologu Ermal Hasimja tha se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të legjitimuara, për të mos marrë vendime sipas objektivave politike vetëm të një palës. "A ka mundësi të bëjmë një palë zgjedhje të legjitimuara se zgjedhjet e fundit nuk ishin të legjitimuara. Bëhen zgjedhje të lira e të ndershme dhe e merr vesh sa deputetë ke. Nuk përmirësohen duke e bërë reformë sipas qëllimeve të ndërkombëtarëve", tha Hasimja.