Denis Meçe arrestohet në pranga, një nga të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës
Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit për shkeljen e masës së sigurisë "arrest në shtëpi". Ai është një nga të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës dhe së bashku me të pandehurit e tjerë po gjykohej në masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Së bashku me të, është arrestuar edhe një kushëri i tij për moskallzim krimi. Burimet policore thonë se Meçe është konstatuar jashtë banesës, duke lëvizur me automjet, në kundërshtim me masën e sigurisë të caktuar nga gjykata. Meçe është një nga të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës dhe, së bashku me të pandehurit e tjerë, po gjykohej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, duke vendosur vijimin e procesit gjyqësor sipas procedurës së zakonshme për çështjen e vrasjes së Egli Progës.