Kronikë

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës

1 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, Denis Meçaj, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia në shoqërinë e një personi tjetër, duke u kthyer në banesën e tij.

Foto nga burimi: Theu masën e arrestit në shtëpi/ Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së Egli Progës

Denis Meçaj, autor i dyshuar i vrasjes së Egli Progës, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia në shoqërinë e një personi tjetër, duke u kthyer në banesën e tij. Sipas informacioneve, Meçaj ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi" të vendosur nga Gjykata e Korçës për vrasjen e Egli Progës.

Meçaj ka qenë në shoqërinë e kushërirësit të tij, Donel Lika, i cili po ashtu u vu në prangë për veprën penale "moskallëzim krimi". Gjatë momentit të konstatimit rreth 300 m larg banesës, Meçaj nuk ka pranuar që të shoqërohet nga policia duke i kundërshtuar këta të fundit në përfundim të veprimeve, arrestimi i tij u bë për veprat penale "largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "kundërshtim i punonjësit të rendit publik".

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.