Denis Meçe, i dyshuari për vrasjen e Egli Progës, arrestohet
Denis Meçe, i dyshuari për vrasjen e Egli Progës, u arrestua mbrëmjen e shtunë pasi thyen masën e sigurisë dhe kundërshton punonjësit e policisë.

Denis Meçe, i dyshuari për vrasjen e Egli Progës, u arrestua mbrëmjen e shtunë pasi thyen masën e sigurisë dhe kundërshton punonjësit e policisë. Ai u kap nga policia rreth 300 metra larg banesës, në shoqërinë e kushëririn e tij, Donel Lika dhe kundërshtoi shoqërimin nga efektivët.
Meçe u arrestua për largim nga vendi i qëndrimit dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, ndërsa Lika u vu në pranga për moskallëzim krimi. Meçe akuzohet për veprat penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
Vrasja e Egli Progës ka ndodhur më 10 gusht të këtij viti. Sipas dëshmimeve të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë. Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas, edhe ai duke pirë.
Egli fillimisht ishte ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre personat që kishin qenë duke pirë jashtë kur Meçe u afrua duke kërkuar një cigare. Autori ishte ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili ishte rrëzuar.