Denis Meçe arrestohet për largim nga vendi i qëndrimit dhe kundërshtim i policisë
Denis Meçe, një nga të dyshuarit për vrasjen e Egli Progës, u arrestua mbrëmjen e djeshme nën shoqërinë e një personi tjetër. Ai kundërshtoi që të shoqërohet nga policia dhe u arrestua për largim nga vendi i qëndrimit dhe kundërshtim i punonjësit të rendit publik.

Meçe ka qenë në shoqërinë e kushëririt të tij, Donel Lika, i cili po ashtu u vu në pranga për veprën penale “moskallëzim krimi”. Gjatë momentit të konstatimit, rreth 300 metra larg banesës, Meçe nuk ka pranuar që të shoqërohet nga policia, duke i kundërshtuar këta të fundit. Në përfundim të veprimeve, arrestimi i tij u bë për veprat penale “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.