ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau një vajzë 17-vjeçare në vitin 1974
Vrasësi seriali Ted Bundy është shpallur përgjegjës për vrasjen e një vajze 17-vjeçare nga Utah, në vitin 1974, pasi testet e ADN-së konfirmuan rrëfimin e tij.

Vrasësi seriali Ted Bundy është shpallur përgjegjës për vrasjen e një vajze 17-vjeçare nga Utah, në vitin 1974, pasi testet e ADN-së konfirmuan rrëfimin e tij. Ky zbulim vjen muaj pasi detektivët e qarkut të Utah-it konfirmuan në prill se Bundy kishte vrarë një vajzë tjetër nga Utah-i, 17-vjeçaren Laura Ann Aime, në vitin 1974.
Bundy kishte rrëfyer vrasjen e Laurës gjatë një serie rrëfimesh që bëri përpara se të ekzekutohej në vitin 1989 për dy nga vrasjet e tij. Laura u pa për herë të fundit gjatë një feste për Halloween, përpara se të gjendej e vdekur dhe e rrahur rëndë në fund të nëntorit 1974.
Megjithatë, vetëm këtë vit, testet e reja të ADN-së mbështetën rrëfimin e Bundy-t. “Ky rast tregon rëndësinë e ruajtjes së provave, edhe kur kanë kaluar dekada”, tha të martën sherifi i qarkut Salt Lake, Rosie Rivera. “Ne kemi mundësinë t’i shqyrtojmë këto raste vazhdimisht.”