25-vjeçarja skoceze humbi jetën në Durrës, familja kërkon ndihmë për kthimin e trupit në atdhe
25-vjeçarja Ferne King, nga Skocia, ka humbur jetën në Durrës, gjatë pushimeve me vajzën e saj 2-vjeçare. Familja e saj kërkon ndihmë për kthimin e trupit në atdhe.

Familjarët e kanë kujtuar Fernen si një nënë, bijë, motër dhe shoqe të dashur, e cila la pas një boshllëk të madh në jetën e njerëzve të saj të afërt. Vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale. Pas vdekjes së 25-vjeçares, është hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve me emrin “Bring an Angel Home”, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për kthimin e trupit të saj në Mbretërinë e Bashkuar. Fushata ka mbledhur më shumë se 3.800 paund, ndërsa organizatorja Jade Wilson ka treguar se motra e Fernes, Saffron, ishte përpjekur ta kthente atë në shtëpi, por i ishte kërkuar të paguante 10.000 paund. Në thirrjen për ndihmë, organizatorët përshkruajnë dhimbjen dhe vështirësitë me të cilat po përballen familja në këto moment të renda. “Ferne duhet të jetojë në shtëpi!”, thuhet në mesazhin e fushatës, ku miqve dhe qytetarëve u kërkohej të kontribuojnë ose të shpërndajnë njoftimin për të ndihmuar familjen. Ceremonia mortore do të mbahet të premten, më 6 nëntor, në orën 10:15, në krematoriumin e Kirkcaldy, në Skoci, ku familjarët dhe miqtë do të mblidhen për të dhënë lamtumirën e fundit. Familja ka kërkuar që të mos dërgohen buqeta me lule, ndërsa ata që deshirojnë të kontribuojnë mund të bëjnë donacione për shtëpinë e kujdesit për të moshuarit Lomond Court, në Glenrothes.