Kim Kardashian zbulon se pse nuk e anuloi martesën me Kris Humphries
Kim Kardashian rrëfen se kishte dyshime përpara martesës me Kris Humphries, por e kishte vazhduar me ceremoninë për frikën e etiketimit si "nusja e arratisur".

Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin Kris Humphries, por e kishte vazhduar me ceremoninë për frikën e etiketimit si "nusja e arratisur". Çifti u martua më 20 gusht 2011, por vetëm 72 ditë më vonë, ajo paraqiti kërkesën për divorc.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Kardashian pranon se intuita i thoshte se nuk duhej të martohet, por presioni i xhirimeve televizive dhe frika nga reagimi i publikut ndikuan në vendimin e saj. Ajo mendonte se anulimi i dasmës në momentin e fundit do ta kthente në objekt talljeje.
Edhe nëna e saj, Kris Jenner, kishte vënë re se Kim nuk ishte e lumtur dhe i kishte ofruar mundësinë për ta anuluar ceremoninë. Megjithatë, martesa u zhvillua sipas planit. Vite më vonë, Kim pranoi se e kishte përballuar keq ndarjen dhe se i detyrohej një falje ish-bashkëshortit.
“U ndava me të një mendyrën më të keqe të mundshme dhe nuk dija si ta përballoja”, rrëfeu ajo në një episod të veçantë të Keeping Up with the Kardashians. Përvojën e përshkroi si një mësim të rëndësishëm, duke pranuar se kishte ndier presionin për të mos zhgënjer të tjerëvet.