Gjergj Luca: Shqipëria e shpresës ndërtohet me punë, djersë dhe vullnet
Gjergj Luca, një sipërmarrës, ka një takim me një fermer dhe shpreh besimin e tij se Shqipëria mund të ndërtohet me punë, djersë dhe vullnet. Ai sheh në fermerin një njeri që punon, krijon dhe përpjek të lërë pas diçka më shumë se sa gjen.

Gjergj Luca është një sipërmarrës që është ndalur sot pranë një fermeri, njërit prej atyre njerëzve që mbajnë gjallë fshatin. Ai i jep kuptim punës dhe i beson tokës si burim jetese, dinjiteti dhe begatia. Ky takim nuk është thjesht një përshpëndetje mes dy njerëzve të punës, por është një takim me një realitet që shpesh mbetet larg vëmendjes institucionale, por që përben një nga themelet më të rëndësishme të jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit.
Sepse toka nuk e fal përtacinë, por e shpërblehet përkushtimi. Ajo kërkon durim, dije, sakrificë dhe një besim që ripërtërihet çdo ditë, nga mbjellja te korrja, nga shpresa e farës te fryti i mundit. Vetëm duke e vënë në punë këto pasuri natyrore, duke njohur bujarinë e saj dhe duke mbështetur ata që e kultivojnë, mund ta bëjmë jetën më të begatë dhe ta rikthejmë besimin te njerëzit që përfaqësojnë energjinë e vërtetë të shpresës.
Për Gjergj Lucën, takimi me fermerin është edhe një mënyrë për të takuar veten, bindjet e tij dhe atë filozofi jetësore që e lidh vlerën e njeriut me punën, këmbënguljen dhe frytet e saj. Ai sheh në fermerin jo thjesht një prodhues, por një njeri që përballet me sfida të përditshme, që i beson tokës dhe që, pavarësisht vështirësive, vazhdon të punojë. Në këtë kuptim, fermeri dhe sipërmarrësi takohen në një pikë të përbashkët, te besimi se asgjë e qëndrueshme nuk ndërtohet pa punë dhe se çdo arritje e vërtetë është fryt i përkushtimit.
Pas takimit të djeshëm me një familje sipërmarrëse, Luca ndalet sot pranë një fermeri. Ndryshojnë veprimtaritë, mjediset dhe sfidat, por mbetet e njëjta pikë referimi, njeriu që punon, që krijon dhe që përpjek të lërë pas diçka më shumë se sa gjen. Janë këta njerëz që, përmes veprave të tyre, deshmojnë se Shqipëria nuk është vetëm ajo që thuhet e premtohet, por edhe ajo që ndërtohet çdo ditë, larg bujës, me përpjekje konkrete.
Ajo që bën sot Gjergj Luca ngre edhe një çështje që shkon përtej një takimi të vëçantë, nevojën që institucionet të jenë më pranë njerëzve të tokës, fermerëve dhe të gjithë atyre që e kthejnë pasurinë natyrore në mirëqenie. Një vend i bekuar me tokë, ujë, klimë dhe mundësi bujqësore mund ta shndërrojë këto pasuri në zhvillim vetëm kur puna e fermerit mbështetet me politika të qëndrueshme, infrastrukturë, lehtësira ekonomike, tregje të sigurta dhe kushte që e bëjnë prodhimin vendas konkurrues.
Nuk mjafton të kërkojmë fshatit të prodhojë. Duhet të krijojmë kushtet që prodhimi i tij të mos mbetet peng i kostove, vështirësive të tregtimit apo pasigurisë së nesërmes. Nuk mjafton të flasim për potencialin e bujqësisë shqiptare; duhet të degjojmë ata që e njohin këta potencial me duart e tyre, ata që e dinë sa kushton një korrje dhe sa pasiguri mund të mbartë një sezon i tërë pune. Pikërisht aty, te përvojtja e fermerit, institucionet mund të gjejnë jo vetëm problematikat, por edhe rrugët konkrete për të zgjidhur ato.
Përmes këtij takimi, Luca percollë edhe zërin e fermerit në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, me një mesazh që kërkon vëmendje për fshatarët, fermerët dhe punëtorët. Ata kanë nevojë për një dorë të shtrirë, për mbështetje që ndihet në jetën e përditshme dhe për masa që ua lehtësojnë sfidat e një pune të tyre.