Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria
Kroacia ka bllokuar dy ngarkesa me fiq të thatë dhe speca me helme me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar prani të lartë të aflatoksinave dhe pesticideve.

Kroacia ka bllokuar dy ngarkesa me fiq të thatë dhe speca me helme me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar prani të lartë të aflatoksinave dhe pesticideve. Fiku i thatë me origjinë nga Shqipëria ka rezultuar me përmbajtje aflatoksinash 375% mbi normën e lejuar, ndërsa speca me helme kanë zbuluar prani të pesticideve chlorfenapyr, një substancë që përdoret për luftimin e insekteve dhe dëmtuesve të bimëve. Këto raste ngrenë një tjetër pikëpyetje të rëndësishme: nëse produktet shqiptare rezultojnë me substanca mbi normat e lejuara gjatë kontrolleve në kufijtë e Bashkimit Evropian, sa garanci kanë konsumatorët për sigurinë e fiqve të thatë dhe specave që tregtohen në tregun vendas?