Vihet në pranga një person dhe referohen 8 raste për thirrje dhe nxitje për veprime të dhunshme
Një person është vënë në prangë dhe 17 shtetas janë nën procedurë penale për thirrje dhe nxitje për veprime të dhunshme gjatë protestave të fundit.

Një person është vënë në prangë dhe 17 shtetas janë nën procedurë penale për thirrje dhe nxitje për veprime të dhunshme gjatë protestave të fundit. Këto veprime janë bërë në kontekstin e protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qarqe, që prej datës 13 tetor 2026.
Një shtetas, E. Xh., 33 vjeç, është ndaluar për veprën penale "Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik", pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-it të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit.
Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori për shtetasit:
* A. K., 34 vjeç, për veprën penale "Thirrjet publike për veprime të dhunshme", pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit. * E. N., 51 vjeç, për veprat penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme" dhe "Thirrja për urrejtje kombëtare", pasi ka postuar video në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. * G. P., 37 vjeç, për veprat penale "Ndërhyrje padrejtë në jetën private" dhe "Përndjekja", pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhënë personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shqipërisë, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. * A. G., 56 vjeç, për veprat penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme" dhe "Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve", pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit. * A. A., 50 vjeç, për veprat penale "Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese" dhe "Thirrjet publike për veprime të dhunshme", pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese. * O. M., 20 vjeç, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" dhe "Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese", pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist. * A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeç, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeç, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeç, për veprën penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme", pasi në llogaritë e tyre në platforma të ndryshme, kanë bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit.