Kategoria e Parë/ Kukësi merr kreun, tjetër zhgënjim nga Pogradeci
Kategoria e Parë/ Kukësi merr kreun, tjetër zhgënjim nga Pogradeci

Skuadra e Kukësit shfrytëzoi miri gabimet e rivalëve duke marrë një fitore të çmuar 1-0 përballë Kastriotit. Ky triumf minimal i ngjit verilindorët vetëm në krye të tabelës me 15 pikë të grumbulluara.
Nga ana tjetër, Pogradeci zbriti nga froni pasi u ndal nga Oriku i vendit të fundit me rrjeta të paprekura. Ky barazim ishte i treti radhazi për liqenorët, të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë.
Edhe Besa e Kavajës nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Bylisit. Nëndërkohë, Besëlidhja dhuroi spektakël duke mposhtur Sopotin me shifrat 5-2 me përmbysje. Kjo fitore e thellë shënonte edhe suksesin e parë në stol për trajnerin e ri Mirel Josa.