Sport

Besëlidhja fiton me goleadë, besa e Pogradeci ngecin në barazime pa gola

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kategoria e Parë, ndeshjet e javës së 8, rezultatet

Foto nga burimi: Kategoria e Parë/ Besëlidhja fiton me goleadë, besa e Pogradeci ngecin në barazime pa gola

Këtë të mërkurë u zhvilluan 5 ndeshje të javës së 8 të Kategorisë së Parë. Ajo që të bie në sy është frenimi i dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Pogradeci dhe besa dhe që të dyja u ndalën në barazimin 0-0; skuadra liqenore, në ndeshjen ndaj Orikut që mori kështu pikën e dytë në këtë sezon, ndërsa kavajasit u ndalën në transfertën me Bylisin.

Besëlidhja dhuroi spektakël teksa mposhti Sopotin me një manita me rezultatin 5-2. Pas një pjese të parë të mbyllur me barazimin 1-1, skuadra lezhjane shpërtheu në të dytën për të fiksuar në fund fitoren me rezultatin 5-2.

Fitore shënoi edhe Kukësi që mundi Kastriotin me rezultatin 1-0, një rezultat ky që u pa edhe në ndeshjen mes Korabit dhe Burrelit ku ishte skuadra dibrane ajo që mori 3 pikët e këtij 90 minutëshi.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.