Tifozi i bejsbolit bëhet viral pasi kaloi një ndeshje pranë Dua Lipës
Një tifoz bejsbollit është bërë viral pasi kaloi një ndeshje pranë këngëtares shqiptaro-britanike Dua Lipa, pa e ditur se kush ishte personazhi i famshëm që kishte në krah.

Një tifoz bejsbollit është bërë viral pasi kaloi një ndeshje pranë këngëtares shqiptaro-britanike Dua Lipa, pa e ditur se kush ishte personazhi i famshëm që kishte në krah. Dua Lipa ndoqi ndeshjen e tretë mes Yankees dhe Rays, në kuader të serisë ALDS, së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner. Pranë çiftit ishte ulur edhe Marlins Man, tifoz i njohur që më vonë tregoi se nuk e kishte njohur këngëtaren.
Pas përfundimit të ndeshjes, ai foli me superlativa për sjelljen e saj, duke e cilësuar si “shumë të sjellshme”. Madje, sipas tij, Dua mund të ketë qenë personazhi i famshëm më i kendshmë që kishte takuar ndonjëherë në një ndeshje bejsboll. Por historia nuk përfundon këtu. Marlins Man tregoi se kishte arritur ta bindte këngëtaren të ngrihej në këmbë gjatë interpretimit të këngës patriotike amerikane “God Bless America”. Ai e shfrytëzoi këtë episod edhe për të kritikuar disa personazhe të tjerë të famshëm, të cilët, sipas tij, kishin refuzuar të ngriheshin gjatë interpretimit të njëjës këngë në ndeshje të mëparshme.
Për Dua Lipën, kjo ishte hera e pare që ndiqte nga afër një ndeshje bejsboll. Një përvojë e re për këngëtaren, e cila përfundoi duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për praninë e saj në stadium, por edhe për faktin se tifozët pranë saj nuk e kishin kuptuar se me kë po ndante tribunën.