Cikloni Arnab godet Andhra Pradesh, 3 viktimë
Cikloni Arnab ka goditur shtetin andhra Pradesh të Indisë, duke vrarë të paktën tre persona dhe dëmtuar shtëpi dhe tokë bujqësore.

Një ciklon i fuqishëm ka goditur shtetin andhra Pradesh të Indisë, duke vrarë të paktën tre persona dhe dëmtuar shtëpi dhe tokë bujqësore. Departamenti Meteorologjik i Indisë ka njoftuar se cikloni Arnab ka mbërritur si një stuhi ciklonike shumë e fortë, duke dëmtuar shtëpi dhe tokë bujqësore pasi autoritetet e evakuuan dhjetëra mijëra njerëz. Zyrtarët shtetërorë të menaxhimit të fatkeqësive thanë se shpejtësia e erës arriti në 135 km/orë. Kryeministri i shtetit Andhra Pradesh, Chandrababu Naidu, ka thënë se 14 distrikte bregdetare u prekën rëndë, ndërsa kërkonte ndihmë urgjente nga qeveria qendrore.