Trupi i një 31-vjeçarit shqiptar gjetet i vrarë në Itali, trupi ishte fshehur në një pusetë
Një 31-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në Itali, trupi i tij ishte fshehur në një pusetë për kullimin e ujërave në një zonë të qytetit të Cesenas.

Një 31-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në Itali, trupi i tij ishte fshehur në një pusetë për kullimin e ujërave në një zonë të qytetit të Cesenas. Trupi i pajetë ndodhej brenda një pusete, në afërsi të disa banesave.
Sipas gazetës italiane "Il Resto del Carlino", hetimet paraprake tregojnë se autorët e kanë qelluar viktimën disa herë me armë zjarri nga një distancë e afërt. Banorët e zonës njoftuan shërbimet e emergjencës gjatë orëve të para të mëngjesit, pasi vunë re diçka të pazakontë në kanalin e kullimit.
Në vendngjarje mbërriten zjarrfikësit, të cilët ndërhyjnë për nxjerrjen e trupit nga puseta, si dhe karabinierët e njësies territoriale dhe të sektorit hetimor. Forcat e rendit rrethuan zonën për t'u munduar specialistëve të kriminalistikës mbledhjen e provave.
Sipas raportimeve, trupi i 31-vjeçarit ndodhej me kokë poshtë brenda puseta dhe ishte pjesërisht i fshehur. Viktima ishte zhdukur prej rreth tri javësh. Autoritetet italiane kanë konstatuar se viktima ishte një shtetas shqiptar, banues në Gatteo, i cili punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë penalë.
Një nga elementet kryesore të hetimit lidhet me makinën e tij, të cilën autoritetet e kishin gjetur plotësisht të djegur rreth 20 ditë më parë, pikërisht në të njëjten zonë. Që prej asaj dite, familjarët nuk kishin më asnjë informacion për vendndodhjen e 31-vjeçarit. Zhdukja e tij përfundoi me zbulimin e trupit të pajetë mëngjesin e sotëm.
Karabinierët po hetojnë për identifikimin e autorit. Hetuesit italianë po marrin në pyetje familjarët dhe banorët e zonës për të rindërtuar lëvizjet e fundit të viktimës dhe për të përcaktuar rrethanat e krimit. Paralelisht, karabinierët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth luginës së Rubikones, me synimin për të identifikuar personin ose personat përgjegjës.
Vendndodhja e trupit, pranë rrugës provinciale 85 Fondovalle Rubicone, si dhe zbulimi i mëparshëm i automjetit të djegur, janë dy elemente që hetuesit po shqyrtojnë për të sqaruar dinamikën e ngjarjes. Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë publik ndonjë motiv të mundshëm të vrasjes dhe as identitetin e viktimës.