Një Gol Vendos Miqësoren, Shqipëria U-15 Fiton Ndaj Hungarisë
Shqipëria U-15 fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Hungarisë U-15 në një ndeshje miqësore.

Shqipëria U-15 fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Hungarisë U-15 në një ndeshje miqësore të luajtur në "Shtëpinë e Futbollit". Siku ishte dominuese në pjesën më të madhe të lojes, skuadra kuqezi shpëtoi vetëm në minutën e 20-të, kur Rouen Dani shënoi golin e vetëm të takimit.
Dani përfundoi një top i kthyer gabimisht nga mbrojtja kundërshtare dhe i vetëm portierit hungarez, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë. Një paraqitje të mirë zhvilloi edhe portieri Genis Mlloja, i cili ishte protagonist me disa pritje të rendesishme, duke ndihmuar skuadrën të ruante avantazhin.
Në pjesën e dytë, Shqipëria pati mundësi për të shënuar sërish, por mungesa e saktësisë në finalizim dhe pritjet e portierit kundërshtare bënë që rezultati të mbetej i papërsëritur deri në përfundim të takimit. Kjo miqësore i dha mundësinë trajnerit Bledar Borova të vlerësojë formën e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa aktivizoi edhe futbollistët që nisen ndeshjen nga stoli.
Një test i vlefshëm për kuqezinjtë, që vijojnë punën për të konsoliduar grupin dhe për të përmirësuar më tej lojën e tyre.