Miratohet paketa e re ligjore anti-dhunë
Këshilli i Ministrave ka miratuar paketen e re ligjore anti-dhunë, e cila përfshin shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, për tubimet. Paketa përcakton kufizimet e përkohshme rreth objekteve të percaktuara, ku zona e mbrojtura janë stacionet, terminalet dhe mjetet e transportit publik, portet dhe aeroportet.

Pas mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave miratoi paketen e re ligjore anti-dhunë, prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Paketa përfshin shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, për tubimet.
Ligji përcakton kufizimet e përkohshme rreth objekteve të percaktuara, ku zona e mbrojtura janë stacionet, terminalet dhe mjetet e transportit publik, portet dhe aeroportet. Gjithashtu, zona e mbrojtura përfshin institucioneve arsimore, shëndetësore dhe objekte të trashëgimisë kulturore.
Kur nëpërmjet rrjeteve sociale, postës elektronike dhe/ose komunikimeve telefonike, përcillen, publikohen ose shpërndahen mesazhe, që përmbajnë thirrje për dhunë, në kuadër të organizimit ose zhvillimit të një tubimi, Policia e Shtetit, kërkon fshirjen e përmbajtjes, si dhe mospërsëritjen e veprimeve të tilla, duke e vënë në dijeni se ato përbejnë shkelje të legjislacionit në fuqi.
Gjithashtu, kanë ndryshuar dhe masat për kundërvajtje administrative, ku dënimet fillojnë nga 10 000 (dhjetë mijë) deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë.