Veliaj kërkon dokumentacionin e transferimit të tij nga Durrës në Fier
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka drejtuar një kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse për të marrë informacion dhe dokumentacion mbi transferimin e tij nga IEVP Durrës në IEVP Fier.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit. Përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca, Veliaj ka drejtuar një kërkesë zyrtare institucioneve përgjegjëse për të marrë informacion dhe dokumentacion të plotë mbi transferimin e tij. Kërkesa e Veliajit kërkon vënien në dispozicion të urdhrit të transferimit, arsyetimit ligjor, komunikimeve mes institucioneve dhe dokumenteve që provojnë njoftimin e Veliajt. Veliaj kërkon gjithashtu trajtim urgjent të çështjes dhe dokumentacionin për të verifikuar ligjshmërinë e transferimit dhe për të mundësuar ushtrimin efektiv të së drejtës së ankimit.