Kongresmenët republikanë të SHBA-së kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Dy kongresmenët republikanë të SHBA-së, Joe Wilson dhe Keith Self, kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke kërkuar që ai të përdorë kompetencat ligjore për të shpallur publikisht si persona të padëshiruar zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion të rëndë.

Kongresmenët republikanë të SHBA-së, Joe Wilson dhe Keith Self, kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke kërkuar që ai të përdorë kompetencat ligjore për të shpallur publikisht si persona të padëshiruar zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion të rëndë. Letra është hartuar nën titullin "Shqetësim për demokracinë në Shqipëri" dhe në të cilën ata shprehin shqetësimin për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të drejtë në Shqipëri.
Kongresmenët argumentojnë se institucionet shqiptare kundër korrupsionit nuk mund të kenë sukses në luftën për çrrënjosjen e korrupsionit, nëse drejtuesit politikë mbrojnë zyrtarët që janë nën hetim. Ata kërkojnë që Departamenti i Shtetit të angazhohet për shqyrtimin e rasteve të zyrtarëve shqiptarë në kuadër të kompetencave për kufizimin e vizave.
Kongresmenët republikanë kërkojnë gjithashtu një përditësim mbi rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila u akuzua për ndërhyrje në procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e rrugave. Ata kërkojnë që administrata amerikane të përgjigjet katër pyetjeve të tyre deri më 5 nëntor.
Protestat në Shqipëri janë zgjeruar në mbarë vendin dhe udhëhiqen nga studentë dhe qytetarë që kërkojnë përgjegjshmëri, fundin e korrupsionit dhe rikthimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit të së drejtës. Protestat filluan në kryeqytetin Tiranë dy javë më parë, me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.