Politikë
Çuçi: "Keni kërkuar dorëheqjen e tij?" - Refuzon të përgjigjet për përplasjen me Gogun
Deputeti socialist Bledi Çuçi ka refuzuar të përgjigjet për pyetje të gazetarëve rreth përplasjes me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogun, dhe kërkesës për dorëheqjen e tij.

Deputeti Bledi Çuçi, i cili drejton Komisionin për Sigurinë Kombëtare, i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogun, për dokumentacionin që lidhet me transferimin e Veliajt. Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, Çuçi ka zgjedhur mos të japë asnjë koment për mediat.
"Ka pasur një përplasje? Keni kërkuar dorëheqjen e tij?" pyetën gazetaret, të cilët kanë marrë si përgjigje vetëm heshtjen e tij.