Policia e Kosovës pezullon 11 efektivë për vrasjen e Zekajt
Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë për veprimet e tyre në rastin e vdekjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Policia e Kosovës ka pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e vdekjes së Arlinda Zekajt. Vrasja e saj në qytetin e Pejës ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë.
Para vendimit të sotëm, Këshilli Prokurorial i Kosovës pezulloi nga detyra kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe një prokurore tjetër, Arlinda Nallbani.
Pezullimet janë kryer pas rekomandimit të Inspektoriatit Shtetëror Policor të Kosovës (IPK). Ndaj zyrtarëve ka nisur një hetim paraprak për veprimet e tyre apo neglijencë në momentin e ndodhjes së ngjarjes.