Serbia: ndryshimi i pushtetit dhe sfida për reforma
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit ka hapur rrugën për ndryshimin e pushtetit në Serbi, por ekspertët kanë thënë se ndryshimi i mënyrës si funksionon shteti do të kërkojë ballafaqim me rrjetet politike të rrënjosura në institucione dhe organizimin e një levizjeje të larmishme në një shumicë funksionale.

Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit ka hapur rrugën për ndryshimin e pushtetit në Serbi. Lista bashkoi kundërshtarët e pushtetit rreth luftës kundër korrupsionit dhe kërkesës për institucione të pavarura. Megjithatë, premtimet për reforma të brendshme shoqërohen me qëndrime që sinjalizojnë vazhdimësinë në disa drejtime kryesore të politikës së jashtme.
Ivan Vujaçi, ish-ambasador i Serbisë në Uashington, tha se ndryshimet janë të mundshme dhe se rezultati i zgjedhjeve tregon dëshirën e qytetarëve për to. "Ata kërkojnë, para së gjithash, sundimin e ligjit, drejtësi të mirëfilltë dhe luftë kundër korrupsionit. Këto tre gjëra janë të ndërlikuar", tha ai. "Mendoj se ky është një hap i madh për Serbinë. Megjithatë, rruga do të jetë e gjatë. Do të kërkojë shumë durim, si dhe udhëheqje të kujdesshme dhe të përqendruar të reformave në sektorët caktuar".
Sipas tij, ndryshimi duhet të nisë me forcimin e institucioneve dhe kërkesën e përgjegjësisë nga ata që nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre. Përparimi mund të vërehet shpejt nëse prokuroria dhe policia i përmblushin detyrat, sipas Vujaçi, por reformat në disa sektorë do të kërkojnë të paktën një deri në dy vjet.
"Kjo kohë është e nevojshme për të vendosur një ndarje të mirëfilltë të pushteteve, për të ndryshuar ligje të caktuara dhe për të siguruar që institucionet të drejtohen nga njerëz të përgjegjshëm", tha ai.
Por, këto reforma mund të hasin në rezistencë brenda vetë institucioneve. Bojana Zoriq, nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë, tha se qeveria së re do të duhet të përballet me rrjetet politike të rrënjosura dhe të rikthejë besimin në institucionet. Përballa me këto struktura ekzistuese lidhet edhe me orientimin e jashtëm të Serbisë. Programi i Listës Studentore dhe deklaratat e para të përfaqësuesve të saj sinjalizojnë ruajtjen e disa qëndrimeve ekzistuese. Kjo ngre pyetjen se sa larg mund të shkojnë reformat kur të prekin intereset dhe struktura të lidhura me këto partneritet, veçanërisht në energjetikë dhe siguri.
Politika e jashtme me pushtet të ri, por drejtim të njëjës?
Në raport me Rusinë, programi i listës premton ruajtjen e partneritetit dhe kundërshton sanksionet, ndërsa mbështet integritetin territorial të Ukrainës. Pas zgjedhjeve, i pari i Listës Studentore, Ilija Sërdanoviç, u pyet për marrëdhënie me Moskën dhe mundësinë e rishqyrtimit të qëndrimit ndaj sanksioneve. Në intervistën për Shërbimin e Ballkanit të REL-it, ai theksoi nevojën për dialog me qytetarët.
"Do të hapim dialog dhe do t'u japim qytetarëve mundësinë të zgjedhin drejtimin që ata e konsiderojnë më të mirin për veten", tha ai.
Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, shkruan në X se kërkesa për rivendosjen e sundimit të ligjit bashkoi zëra progresivë, prorusë dhe neutralë, duke shmangur përcarjet gjeopolitike që, sipas saj, i nxiste Vujaçi.
Ajo vëren se tashmë kanë nisur paraqitjet në mediat ruse dhe deklaratat kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Megjithatë, përderisa qeveria ende nuk është formuar dhe zgjedhjet presidenciale janë përpara, e konsideron të parakohshme nxjerrjen e përfundimeve të para për orientimin e pushtetit të ri.
Duke kujtuar se nacionalizmi mbijetoi edhe pas rrëzimit të Slobodan Millosheviqit, Stradner paraqet një skenar të mundshëm për Serbinë në të ardhmen.