Ndryshime në Bashkinë e Tiranës: Erion Veliaj liron nënkryetarët dhe emëson Etleva Bishën në detyrën e nënkryetarës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetarës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Në vend të tyre, Etleva Bisha është emëruar në detyrën e nënkryetarës. Etleva Bisha ka një profil të spikatur politik dhe profesional. Ajo është një nga themelueset e FRESH-it dhe ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj. Në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Emërimi i saj bashkon përvojën politike, përkushtimin ndaj vlerave socialiste dhe ekspertizën e lartë profesionale në administrimin e pushtetit vendor.