Nafta drejt muajit të katërt me rritje të çmimeve, sulmi në Hormuz shton frikën për furnizimet
Çmime të naftës vazhdojnë të rriten, duke shkuar drejt muajit të katërt radhazi me shtrenjtim. Sulmet ndaj transportit detar dhe infrastrukturës energjetike në Lindjen e Mesme po shtojnë shqetësimet për furnizimet globale.

Çmime të naftës vazhdojnë të rriten, duke shkuar drejt muajit të katërt radhazi me shtrenjtim. Sulmet ndaj transportit detar dhe infrastrukturës energjetike në Lindjen e Mesme po shtojnë shqetësimet për furnizimet globale.
Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me 1.04%, duke arritur në 116.08 dollarë për fuçi, sipas të dhënave të Reuters. Kontratat e janarit, të cilat tregtohen më aktivisht, arrinë në 112.19 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u shtrenjtua me 1.34%, në 103.37 dollarë për fuçi.
Gjatë tetorit, Brent pritet të ketë regjistruar një rritje prej afro 11%, ndërsa WTI rreth 14%, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme gjeopolitike dhe rrezikun e ndërprerjes së furnizimeve.
Rritja e fundit u nxit nga një sulm ndaj një cisternë nafte në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rendësishme për transportin e naftës dhe karburanteve nga vendet e Gjirit Persik.
Sipas Organizatës së Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), cisterna u godit nga mjetet shpërthyese të vendosura nga një varkë e vogël. Autorët e sulmit nuk janë identifikuar ende.
Tensionet u shtuan edhe pas deklaratave të rebelëve Houthi, të cilët njoftuan se kishin sulmuar disa objekte energjetike në Arabinë Saudite, përfshirë rafinerinë Ras Tanura, më e madhja në vend, rafinerinë Rabigh dhe një impiant prodhimi në Abqaiq, në pronësi të kompanisë shtetërore Saudi Aramco.
Ndërkohë, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte kapur një raketë kruiz të lëshuar nga Houthi drejt rajonit perëndimor të vendit.
“Vazhdimi i veprimeve ushtarake në zonën e Ngushticës së Hormuzit, mes dyshimeve për mundësinë e një zgjidhjeje qëndrueshme diplomatike, po i mbajnë çmime të naftës në nivele të larta, në pritje të një përshtatjes së konfliktit gjatë javëve të ardhshme”, tha Saul Kavonic, drejtues i kërkimeve për energjinë në MST Marquee.
Pavarësisht tensioneve, SHBA-ja ka ndërmarrë përpjekje për të rifilluar kontaktet diplomatike me Iranin. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se zëvendëspresidenti JD Vance kishte kontaktuar Teheranin për të ndihmuar në sigurimin e furnizimeve mjekësore.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Vance i kishte dërguar një letër zyrtarit më të lartë të sigurisë në Iran, me synimin për të ringjallur bisedimet e paqes.
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim raportoi se Teherani e kishte marrë letrën, por nuk kishte kthyer ende përgjigje. Irani ka kërkuar që SHBA-ja të përmbshej kushtet e tij, duke e konsideruar çdo qëndrim që bie ndesh me këto kuadër.
Nafta mund të mbetet më e shtrenjtë edhe pas përfundimit të luftës.
Perspektiva e tregut mbetet e pasigurt edhe për javët e ardhshme. Ole Hansen, drejtues i strategjisë për mallrat e para në Saxo Bank, paralajmëroi se çmime mund të bëhen edhe më të paqëndrueshme për shkak të zhvillimeve politike, përfshirë zgjedhjet parlamentare në Izrael dhe zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin amerikan.
Sipas tij, pasiguria e lartë e ben të vështirë parashikimin e ecurisë së çmimeve në afatin e shkurtër.
Megjithatë, Hansen pret që edhe pas përfundimit të konfliktit, nafta bruto të tregtohet në një interval prej 70–90 dollarësh për fuçi, dukshëm më lart se niveli prej 60–70 dollarësh që mbizotëronte para luftës.
Rreziku i rifillimit të armiqësive dhe nevoja për të rimbushur rezervat e naftës pritet të vazhdojë të ushtrojnë presion mbi çmime, edhe në rast të një marrëveshjeje që do të jepte fund konfliktit.