Lewandowski thumbon Arsenalin me një përgjigje epike: Nëse do të kisha ardhur, nuk do të kishit pritur kaq gjatë
Lewandowski ka treguar se përveç aftësive të jashtëzakonshme në fushën e lojës, zotëron edhe një sens të veçantë humori.

Sulmuesi polak ka vënë në siklet një tifoz të Arsenalit me një përgjigje ironike, e cila shkaktoi të qeshura gjatë një interviste në emisionin “It’s Just Soccer” të rrjetit amerikan Barstool Sports. Lewandowski u pyet se përse nuk kishte zgjedhur kurrë të luante për skuadrën londineze, duke i shprehur fillimisht admirimin për karrierën e tij. Përgjigjja e sulmuesit polak ishte krejtësisht e papritur dhe me një dozë të fortë ironie. “Sepse doja të fitoja disa trofe”, u përgjigj Lewandowski, duke e lënë për një moment pa fjalë bashkëbiseduesin e tij. Tifozi i Arsenalit u përpoq të reagonte, duke i kujtuar se skuadra londineze kishte fituar Premier League sezonin e kaluar. Por Lewandowski nuk e la të kalonte kaq lehtë dhe vendosi ta mbyllte bisedën me një tjetër batutë. “Nëse do të kisha ardhur te Arsenali, nuk do të kishit pasur nevojë të prisnit kaq gjatë”, deklaroi polaku, duke shkaktuar të qeshura. Një përgjigje që ishte një thumbim i drejtpërdrejtë për historinë e pritjes së gjatë të Arsenalit për të fituar titullin kampion në Angli.