Aktualitet
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj del vetëm në ajrim dhe vendoset në një qeli më vete
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është nxjerrë sot vetëm në ajrim dhe vendoset në një qeli më vete.

Erion Veliaj është nxjerrë sot vetëm në ajrim. Siç mëson Anila Hoxha, e njëjta procedurë, sipas këtyre burimeve, pritet të ndiqet edhe në ditët në vijim. Ai ka dale nga observimi ditën e djeshme dhe është dërguar në godinën A, sektori 1 ku është i vetëm në qeli, sektor në të cilin mbahen të paraburgosurit.