Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do tregtohen
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet, të cilat hyjnë në fuqi këtë të enjte, më 30 tetor.

Bordi i Transparencës ka mbajtur një mbledhje të rradhës dhe ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet. Këto çmime hyjnë në fuqi këtë të enjte, më 30 tetor.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.