Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS: ÇMIMET E REJA TË KARBURANETVE

1 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri.

Foto nga burimi: Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rrit naftën dhe ul benzinën

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri, pas mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, më 30 tetor. Sipas vendimit të bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.