Sheshëtë e vdekur në rrëzimin e helikopterit në Himalaje
Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në një luginë në Himalaje, në Indi.

Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në një luginë në Himalaje, në Indi. Mes viktimave janë pesë pasagjerë dhe piloti i mjetit fluturues. Helikopteri ishte nisur nga Badrinath, në shtetin verior të Uttarakhand, dhe u rrëzua në luginën Hoshimath. Autoritetet konfirmuan se të gjashtë personat që ndodheshin në bord humbën jetën nga përplasja. “Po bëhen përpjekje për të zhvendosur trupat nga vendi i paarritshëm i përplasjes në rrugën më të afërt”, njoftoi policia shtetërore në një deklaratë. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkaqet e aksidentit. Helikopteri me pelegrinët e Badrinathit është rrëzuar në Uttarakhand, duke transportuar gjashtë persona, përfshirë pilotin, në ditën e shtunë në kushte të keqësuara të meteorologjike.