Vokshi: Nuk kishte asnjë surprizë nga Presidenti për datën e zgjedhjeve
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka thënë se presidenti nuk ka anjë vendimarrje në lidhje me datën e zgjedhjeve, dhe se kjo datë nuk ishte aspak e suprizueshme për Partinë Demokratike.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka komentuar mbrëmjen e sotme dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Bajram Begaj. Ajo tha se presidenti nuk ka anjë vendimarrje, ndërsa shtoi se kjo datë nuk ishte aspak e suprizueshme që kur u propozua nga Partia Socialiste.
"Ajo ishte folur më përpara për kush do ishte data e propozuar nga PS dhe ja që u vendos po ajo data 9 maj. Presidenti i Republikës nuk ka qenë që kur ishte emëruar në lartësinë e detyrës së presidentit. Ne e kishim të qartë se data e zgjedhjeve do të ishte 9 maj. Është një moment shumë i rëndësishëm për atë që përkëtësohet protestave studentore. Nuk po themi që situata është normale për të shkuar drejt zgjedhjeve lokale, por PD e ka në rezolutë që nuk bojkot zgjedhje vendore", tha Vokshi.