Politikë

Nga zyrtar anonim në "eminencën gri" e kryeministrit: Si u ndërtua rrjeti i Ergys Agasit dhe si hyri në tenderat e AKSHI-t

4 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Dokumentari i News24, "Në Shënjestër", trajton ngritjen e Ergys Agasit nga një ish-zyrtar i zakonshëm i administratës në një personazh me ndikim të pretenduar në administratën shtetërore dhe në tenderat e AKSHI-t.

Foto nga burimi: Nga zyrtar anonim në “eminencën gri” të kryeministrit? Si u ndërtua rrjeti i Ergys Agasit dhe si hyri në tenderat e AKSHI-t

Në emisionin “Në Shënjestër” në News24, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua ngritja e Ergys Agasit nga një ish-zyrtar i zakonshëm i administratës në një personazh me ndikim të pretenduar në administratën shtetërore dhe në tenderat e AKSHI-t. Dokumentari ndjek historikun e tij në administratë dhe në biznes, nga kompanitë e tregtimit të duhanit deri te krijimi i “EA Solution”, përmes së cilës, sipas SPAK, janë përfunduar mbi 9 milionë euro në formën e ryshfeti.

Materiali ndalet te hetimet e nisura në bashkëpunim me autoritetet italiane, te sekuestrimi i serverave me filmime në bizneset e Agasit dhe te lidhjet e tij me biznesmenin Ermal Beqiri dhe drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Por si mundi Ergys Agasi të kthehej nga një zyrtar anonim në një “eminencë gri”, ku shteti i puthte dorën, por si të ishte një kumbar Njeriu të cilin askush me të cilin ai kishte punuar apo që e kishte patur vartës, nuk do ta mendonte apo do ta besonte se brenda pak vitesh do të kthehej jo vetëm në një biznesmen miliarder, por do të lëvizte edhe fijet e ndëshme të asaj që njihet si nomenklatura e shtetit.

Që siç themë kishte mundur jo vetëm të emëronte apo shkarkonte drejtorët e përgjithshëm të policisë. Por kishte arritur deri aty sa të lëvizte edhe kolltuqet e ministrave të brendshëm. Si ishte e mundur që ky djalë, sot në moshën 39 vjeçare, nga fundi i një zyre modeste të një drejtorie të ngjitej kaq lart në yllin e tij sa të vinte nën këmbët e tij, një shtet të tërë.

Një karrierë e cila pa një ngjitje të admirueshme, në 7 apo 8 vitet e fundit, por që emri i tij filloi të dalë në sipërfaqe vetëm pas hetimeve të nisura nga agjencitë e huaja ligjzbatuese. Më konkretisht ajo italiane. E cila kishte percjellë për llogari të SPAK, një dosje voluminoze ndaj Agasit. Dosje që në fakt niste që në vitin 2019. Koha kur sipas fashikullit hetimor të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, dy agjencitë ligjzbatuese ajo italiane dhe shqiptare krijuan një nukël të përbashkët të hetimit.

Prokurori e cila ndërkohe kishte regjistruar një procedim për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike kryer në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Fashikull hetimor të cilin në vitin 2023, iu bashkëngjit edhe një procedim penal i hapur nga SPAK për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra’, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ku gjatë hetimeve doli se në një biznes në pronësi të Ergys Agasit, që merrej me produktet e duhanit, gjatë kontrollit në magazinat e këtij subjekti, të kryer në muajin qershor të vitit 2025, u gjetën po kështu servera me pamje filmike të ruajtura në dosje të vëçanta. Këtu ku nisi të qartësohet edhe më shumë lidhja e këtij personazhi, deri në këtë moment thjesht të përfolur, me politikën dhe drejtues të rendësishëm të administratës.

Një ndër to dhe Mirlinda Karçanaj, drejtuesja e AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Agjenci ku prokurohen tendera me vlerë miliona euro. Ku duket se Ergys Agasi dhe enturazhi i miqve që ai mbante pas vete, nën ndikimin e tij, jo vetëm kishin shtrirë duart në AKSHI, duke marrë llokmat më të mira, por e kishin kthyer në një aferë kriminale. Deri dhe duke marrë peng biznesmenët të cilët pasi dërgoheshin jashtë Tiranës detyroheshin të tërhiqeshin nga gara për tenderat.

Kjo siç themë për të favorizuar në këtë garë biznesmenët pranë tij, siç ishte edhe Ermal Beqiri. Edhe ky tashmë i arrestuar në Francë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri. Ergys Agasi, djalë i një ish-eksponenti të njohur të Partisë Socialiste, Bardhyl Agasi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa mandate, aktiv në politikë deri në mesin e viteve 2000, që deri në vitin 2013 kishte mbajtur një profil të ulët publik.

Profil që në fakt do të gjallërohej pikërisht me ardhjen e socialistëve në pushtet. Fillimisht si drejtues i një drejtorie të policisë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.