Aktualitet

Dhuna e qytetarëve shqiptarë

3 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Protestat e qytetarëve shqiptarë janë intensive në zemërim, duke i mbledhur mijëra studentë dhe qytetarë në sheshet e Tiranës. Fytyra e njërinës prej tyre, një vajze e 17 vjeçare, është mbuluar me maskë, vetëm sytë i dukeshin. Ajo pyet: "Pse proteston?". "Nuk e kam parë dot një plazh me sytë e fëmijëve të mi, se një javë pushime shkojnë sa 4 rroga mujore".

Foto nga burimi: Le të flasim për dhunën

Po, është dhunë! Po të bësh 2 punë, 10-12 orë në ditë, dhe prapë të mos blesh dot ushqim për fëmijët? Edhe kjo është dhunë! Të presësh me muaj për një skaner, ndërkohë që mund të jesh duke vdekur, çfarë është?

Të thyesh xhama, vitrina e semaforës, a është dhunë? Po. Të djegësh një kosh plehrash, një derë a një godinë, a është dhunë? Po, është. Të hedhësh gurë apo edhe shishe uji mbi policin, çfarë është? Edhe kjo është dhunë.

Tani, flasim për pjesën tjetër. Të jesh 30 vjeç, të rropatesh në punë 6 ditë të javës e të detyrohesh të jetosh me prindërit, a është dhunë? Po. Është dhunë. Po të punosh pa kontratë, me rrogë në të zeza dhe të mos kesh të drejta as të shtrenjës?!

Po, është dhunë! Po të bësh 2 punë, 10-12 orë në ditë, dhe prapë të mos blesh dot ushqim për fëmijët? Edhe kjo është dhunë! Të presësh me muaj për një skaner, ndërkohë që mund të jesh duke vdekur, çfarë është?

Po që fëmijët e tu të mos kenë parë kurrë plazhin me sy, se një javë pushime shkojnë sa 4 rroga mujore?

Po të jesh 20 vjeç dhe ta dish që nuk do ta blesh dot kurrë një apartament? Është dhunë! E një punëtor që vdes në kantierin e kullave që po ndërtohen dhe nuk e raporton asnjë media e pushtetit, çfarë është?

Është dhunë! Po të injorosh e pastaj të fytësh qytetarët e tu, çfarë është?

Është dhunë! Dhe për këto, sa mbledhje urgjente keni bërë si qeveri? Asnjë. Sa VKM? Sa PPP? Sa masa parandaluese?

Sa edicione lajmesh hapen me këto pamje? As edhe një. Sepse kjo dhunë nuk thyen vitrinën. Kjo dhunë thyen njerëz. Dhe shumë prej atyre të rinjve e kanë përjetuar që në fillim të jetës. Na kanë bërë të besojmë se kjo është "normale". Se "kështu është Shqipëria". Jo, kjo është Shqipëria që ke ndërtuar ti. Ti me shokët e tu. Prandaj dalin në shesh të rinj 15, 16, 20 vjeç, mes plumbave të gomës dhe gazit. Dhe ti, që gjithë jetën ke folur për fasadë, sot habitesh me vitrinat e thyera.

Ke lyer fasadë, pa pyetur për jetën e atyre që jetojnë pas tyre; ke ngritur kulla, pa pyetur kush shkelet poshtë tyre, je marrë me turistët e punëtorët e huaj, pa u merakosur për qytetarët e këtij vendi që dhunohen çdo ditë.

Prandaj, para se të diskutojmë për xhamat e thyera e koshat e djegur, eja të flasim pak për dhunën e vërtetë. Atë që u bëhet shqiptarëve çdo ditë për shumë e shumë vitesh. Dhe që të lë me pasoja për gjithë jetën.

Dhe sot është koha të të kërkojmë llogari për këto!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.