Skandali me Albtrace & Co: Miliona euro për oligarkët e huaj dhe zhvatja e qytetarëve
Skandali me Albtrace & Co, një kompani që prodhon dhe shpërndan pullat fiskale në Shqipëri, ka shfaqur se oligarkët e huaj kanë marrë miliona euro nga qytetarët shqiptarë nëpërmjet një skeme të fshehtë.

Skandali me Albtrace & Co është një skemë e fshehtë që ka shfaqur se oligarkët e huaj kanë marrë miliona euro nga qytetarët shqiptarë. Kompania Albtrace & Co, e cila prodhon dhe shpërndan pullat fiskale në Shqipëri, është një shembull i këtij skemës.
Në vitin 2011, qeveria Berisha vendosi të jepte me koncesion prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale për birrën, alkoolin, duhanin dhe barnat. Për këto të fundit, angazhimi nuk u përmblush ndonjëherë. Kontrata me kohëzgjatje 10-vjeçare u kundërshtua nga opozita e atëhershme, Partia Socialiste, e cila premtoi se do të ishte një nga koncesionet që do të prishte nëse do të vinte në pushtet.
Socialistët erdhën në pushtet dy vite më pas, por kontrata vijoi, madje u zgjat me 24 muaj të tjerë. Madje, u miratuan ndryshimet ligjore ku, në ligjin për akcizat, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale u lanë monopol shtetëror. Por vitet kaluan pa ndryshuar asgjë.
Këshilli i Ministrave autorizoi ndërmarrjen publike Shtypshkronja e Letrave me Vlerë për të prodhuar dhe shpërndarë pullat fiskale, por edhe për të marrë në dorëzim pajisjet e koncesionarit SICPA, sipas detyrimit që ky i fundit kishte në kontratë për të transferuar në fund të periudhës koncesionare në pronësi të shtetit.
Por cili ishte qëllimi i vërtetë?! Fare e thjeshtë: duhej të vijonte të mbahet një koncesion i fshehtë me një kompani private dhe publikut t'i shitej sikur të ardhurat e faturimit të biznesit për pullat do të merrte shteti. Me datën 12 mars 2025 krijohet kompania Albtrace & Co, ku 51% të aksioneve janë në pronësi të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë dhe 49% të tjera të kompanisë O & S Security Solution. Kjo e fundit rezulton të jetë themeluar në tetor të vitit 2023, rreth një vit para se të bëhej ky bashkëpunim, dhe si bazë ka Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tani le të shohim pak se kush është pas saj. Firma zotërohet në 60% nga Oumolat Security Printing dhe 40% nga SICPA, degë e shoqërisë SICPA në Zvicër, e cila kishte në zotërim më parë koncesionin e pullave fiskale. Skema është e qartë: nuk u bë asnjë kontratë koncesionare, por shërbimi iu kalua privatit, të njëjtit që ishte. Madje, duke shkelur ligjin për Akcizat dhe atë për koncesionet dhe PPP-të. Por çfarë ka për të thënë drejtori i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë për këto raste?
Përballë mikrofonit të Piranjave, ai hesht duke mos thënë asnjë fjalë se si një kompani me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe merr paratë e qytetarëve shqiptarë. Nuk dha asnjë përgjigje nëse kishte dijeni që kompania Albtrace & Co i kontrakton pullat fiskale tek aksioneri O & S Security Solution pa hapur garë dhe përse e ka lejuar diçka të tillë.
Për më shumë, ndiqni investigimin e plotë të Piranjave.