Portieri i Andorra FC: Nuk donte të bënte keq, por stadiumi më thirri ‘vrasës’
Portieri i Andorra FC, Jesus Owono, është shfaqur shumë i tronditur pas një përplasjeje të fortë me sulmuesin e Tenerifes, Jesus de Miguel, që pësoi një atak kardiak dhe vdiq.

Futbolli spanjoll nisi ditën me një lajm shumë të hidhur, ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel që pësoi një atak kardiak pas një përplasje të fortë me portierin e Andorrës, Jesus Owono. Ky i fundit është shfaqur shumë i tronditur për atë çfarë ndodhi dhe deshi t’i kërkojë ndjesë familjes së de Miguel përpara se të mësonte lajmin e ndarjes së tij nga jeta. Kjo është ajo që bën të ditur, rrjeti radiofonit Radio Cope që foli për një shqetësim të madh te skuadra e Andorra FC. ‘Ka një shqetësim të madh të Andorra. Dëgjova se disa futbollistë që thanë se ishte gjëja më e vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në fushën e lojës. Mund të imagjinoni Jesus Owono…Andorra këmbëngul në faktin se nuk ekzistonte dëshira për të lënduar në atë ndërhyrje. Nuk ishte e këndshme për të që të dëgjonte të gjithë stadiumin Heliodoro që të thërriste ‘vrasës, vrasës’ -është informacioni i dhënë nga Radio Cope sipas së cilës, përpara se të bëhej i ditur, portieri ishte tejmase i tronditur nga situata.