Sport

FIFA i dërgon UEFA dokumentet e rezervuara për projektin e Infantinos, por dyshimet mbeten

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

FIFA ka hapur arkivat e saj për projektin kontrovers të shitjes së një kuote të Botërorit, por pa i shuar dyshimet në lidhje me menaxhimin e operacionit.

Foto nga burimi: FIFA i dërgon UEFA dokumentat e rezervuara për projektin e Infantinos, por dyshimet mbeten

FIFA ka hapur arkivat e saj për projektin kontrovers të shitjes së një kuote të Botërorit, por pa i shuar dyshimet në lidhje me menaxhimin e operacionit. Vetëm pak orë nga afati i fiksuar nga UEFA, Federata Ndërkombëtare e Futbollit komunikoi se anëtarët e Këshillit mund të shohin disa dokumenta kyçe, por vetëm duke u paraqitur fizikisht dhe duke respektuar rregulla të rrepta konfidencialiteti.

Në një letër për drejtuesit më të lartë të organizmit, sekretari i përgjithshëm, Mattias Grafstrom ftoi këshilltarët të regjistrohen për të parë aktet në selinë e FIFA në Zyrih në dy javët e ardhshme. Por sipas BBC, gjithsesi, ende nuk është e qartë se cilat dokumente do të vihen në dispozicion. UEFA kishte kërkuar që deri në 2 nëntor te merrte përgjigje ndaj më shumë se 100 pyetjeve për projektin Fifa Forëard Enterprise (FFE), që u braktis pas polemikave të shkaktuara dhe për proceset vendimmarrëse që e shoqëruan.

Presidenti Gianni Infantino kërkoi ndjesë për këtë tentativë të dështuar, por pa dhënë sqarime të plota dhe bindëse. Grafstrom e ka cilësuar kërkesën e palës evropiane si veçanërisht të gjerë, duke garantuar se propozimi nuk mund të vihej në jetë pa miratimin e Këshillit dhe të shumicës së federatave anëtare. Por UEFA, e cila ka ndërmarrë gjithashtu një veprim ligjor në Shtetet e Bashkuara, kundërshton mungesën e përgjigjeve lidhur me përgjegjësitë dhe mënyrën se si është hartuar kjo nismë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.