E rëndë në Dibër, një elektricist humb jetën gjatë punës
Një elektricist ka humbur jetën gjatë punës në fshatin Vasije të Njësisë Administrative Kala e Dodës në Dibër.

E një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vasije, në Njësinë Administrative Kala e Dodës, ku punonjësi, teksa po kryente punime në një shtyllë të tensionit të mesëm dhe po priste telat elektrikë, është rrëzuar nga lartësia. Për pasojë, ai ka marrë dëmtime të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.