VALA E KËRCËNIMEVE PËR BOMBA NË AVIONËT E PASAGJERËVE
Greqia është përfshirë në valën e kërcënimeve për bomba në avionët e pasagjerëve në Evropë. Dy avionë të kompanisë greke Aegean Airlines u vunë në alarm pas telefonatave që paralajmëronin për vendosjen e bombave në bord.

Kontinenti evropian është në alarm pas një serie kërcënimesh për bomba në avionët e pasagjerëve. Dy avionë të kompanisë greke Aegean Airlines u vunë në alarm pas telefonatave që paralajmëronin për vendosjen e bombave në bord. Avionët nuk kanë ndryshuar destinacionin dhe janë ulur në mënyrë të sigurt në destinacionet e tyre. Pas uljes, pasagjerët dhe ekuipazhet u evakuuan, ndërsa autoritetet nisën kontrollet për lëndë shpërthyese.
Këto incidente vijnë pas një serie kërcënimesh në disa vende europiane. Vetëm të martën, të paktën shtatë avionë dhe një anije turistike që i përkiste një kompanie greke u përballën me alarme për bomba. Nga kontrollet e deritanishme nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Autoritetet po hetojnë nëse kërcënimet kanë lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa në shtypin vendas aludohet për hakerat nga Rusia dhe Irani.