Aktualitet

Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë: Kërkova Edi Ramën dëshmitar

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO, ku ka treguar kërkesat e saj gjatë seancës gjyqësore.

Foto nga burimi: “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë: Kërkova Edi Ramën dëshmitar,

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga GJKKO, ku ka treguar kërkesat e saj gjatë seancës gjyqësore. Ajo tha se ka kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve, mes tyre kryeministrin Edi Rama, ish-ministrën Milena Harito, Eduard Shalsin dhe Namik Koplikun, lidhur me çështjen për të cilën akuzohet.

Kryemadhi u ndal gjithashtu te analiza financiare, për të cilën pretendoi se ka konstatuar mungesë dokumentacioni dhe ka kërkuar pavlefshmërinë e ekspertizës. "Sigurisht që kërkova atë që është kërkuar dhe që ka dalë edhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, pra në vendimin e parë të seancës paraprake, për thirrjen e dëshmitarëve të cilët janë pjesë e çështjes për të cilën pretendohet nga organi i akuzës.

Por, nga ana tjetër, është edhe thirrja e Edi Ramës dhe e të gjithë Ministrisë së Inovacionit që kanë qenë atëherë, zonjës Milena Harito, e cila është pjesë dhe është thirrur nga SPAK-u. Por edhe ajo thotë të vërtetën, sepse nuk ka çfarë thotë, sepse janë shkresat me vulë dhe me firmë.

Ndërkohë, kërkohet edhe, për ligjin e minierave, thirrja e Eduard Shalsit, i cili ka qenë kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese për amendamentin 19 të famshëm për servitutet vertikale, thirrjen e Namik Koplikut, i cili ka qenë relatori i ligjit, thirrjen e Esmeralda Shkjaut, që ka qenë propozuesja e amendamentit që propoohet nga Kuvendi dhe organi i akuzës ma atribuojnë mua si propozim, thirrja e gjithë grupit të ministrisë së Insdustrisë në atë kohë.

Ndërkohë sa i përket çështjes së analizës financiare, kemi konstatuar mungesë dokumentacioni, kërkuar pavlefshëmrinë e ekspertizës”, shtoi ajo.

Në fund, ajo nuk i ka kursyer batutat, teksa tha se kishte veshur një këmishë me trëndafila… “Një trëndafil PS-je dhe një trëndafil PD-je”, tha ajo mes batutash me gazetarët.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.